Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Klan Kosova njofton se ARBK-ja ka shfuqizuar vendimin për suspendimin e certifikatës së biznesit

Vendi  |  22.06.2023 Ora 8:26   

Klan Kosova njofton se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka lëshuar vendim zyrtar, me të cilin ka njoftuar se përfaqësuesi i autorizuar i shoqërisë tregtare ka dorëzuar kërkesën për plotësim dokumentacioni dhe se me këtë rast ARBK-ja ka bërë shfuqizimin e vendimit të saj për suspendimin e certifikatës së biznesit.

Me këtë rast, drejtoria e ARBK-së zyrtarisht ka njoftuar se kështu “kanë ndryshuar rrethanat faktike”, të cilat kishin nxitur vendimin e javës së kaluar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke dhënë vlerësimin e ri se ai vendim tash është shfuqizuar.

Vendimin e sotëm, ARBK-ja e ka përcjellë në Komisionin e Pavarur për Media (KPM) dhe në Klan Kosova.

Në fund, Klan Kosova thekson ka bërë shkresë zyrtare drejtuar KPM-së, në mënyrë që t’i njoftojë për korrigjimet e bëra dhe vendimin e ri të ARBK-së.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing