Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qendra e Mjekësisë Familjare në Hajvali në një njoftim për media ka bërë të ditur se do të jetë e mbyllur për shërbime deri më datën 26 qershor.
Siç thuhet në njoftim, mbyllja do të bëhet për shkak të renovimit.
“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se Qendra e Mjekësisë Familjare në Hajvali është duke u renovuar dhe për këtë arsye kjo qendër do të jetë e mbyllur për shërbime mjekësore deri më 26.06.2023”, thuhet në njoftim,
Më tej, kjo qendër ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për mbylljen.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të Hajvalisë dhe njëherit i njoftojmë se shërbimet mjekësore mund t’i marrin në QMF-në e re në Veternik ose në qendrat tjera të mjekësisë familjare deri në datën e lartëcekur”, theksohet më tej.