Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

iPhone 15 Pro pritet të lansohet në shtator me 12 veçori të reja

Teknologji  |  20.06.2023 Ora 10:33   

Gjiganti teknologjik, Apple, pritet të lansojë linjën e iPhone 15 në shtator. Si zakonisht, linja Pro pritet të vijë me më shumë veçori, përfshirë çipin e ri, kornizat prej titani, port më të shpejtë të mbushjes dhe të tjera.

Çipi A17: Modelet iPhone 15 Pro pritet të pajisjen me gjeneratën e re të çipave A17, të destinuara për performancë e efikasitet të përmirësuar. Modelet standard iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus pritet të kenë çipin A16.

Korniza titani: Sikur ora e mençur Apple Watch Ultra, modelet iPhone 15 Pro pritet të kenë kornizë titani në vend të çelikut.

Korniza tejet të holla: Sikur te modelet e orës, iPhone 15 Pro raportohet të ketë korniza tejet të holla e të lakuara përreth ekranit.

Port më të shpejtë USB-C: Modelet iPhone 15 Pro pritet të vijnë me portin USB-C që përkrah të paktën USB-të 3.2 ose Thunderbolt 3. Sipas analistit të famshëm, Ming-Chi Kuo, këto do të bëjnë që të mundësohet transferim më i shpejtë i të dhënave në krahasim me iPhonet aktualë me opsionin e mbushjes me “Lightining”. Sipas Kuos, porti USB-C në modelet standard iPhone 15 do të ketë shpejtësi 2.0.

Wi-Fi 6E: Sikur Macët e fundit dhe iPad Pro, iPhone 15 Pro do ta ketë sistemin që përkrah internetin me shpejtësi Wi-Fi 6E, sipas të dhënave të rrjedhura deri tash.

RAM-i i përmirësuar: Modelet iPhone 15 Pro do të jenë të pajisur me 8GB RAM, sipas kompanisë tajvaneze “TrendForce”, përderisa modelet standarde do të kenë 6GB RAM, sikur deri tash. RAM-i i përforcuar ia mundëson aplikacioneve sikur Safari të ruajnë më shumë përmbajtje në prapavijë.

Butoni “Action”: Modelet iPhone 15 Pro raportohet se do ta kenë një buton të quajtur “Action”, që do ta zëvendësojë ndërprerësin në krahun e majtë të pajisjes, e që ka qenë pjesë e modeleve të iPhoneit që nga viti 2007. Përdoruesit mund ta shfrytëzojnë atë për të ndalur tërësisht zërin, për të kaluar në modalitete të tjera e për të kursyer baterinë.

Rritja e ‘zoomit’ për iPhone 15 Pro Max: Iphone 15 Pro Max do të ketë lentë më të sofistikuar. Kjo pritet të rezultojë në ‘zoomin’ optik deri 5x-6x, në krahasim me 3 herë sa ka qenë në modelet iPhone 14 Pro.

Përmirësime në teknologjinë “Ultra Wideband”: Modelet iPhone 15 pritet të kenë përmirësime në teknologjinë e re për të lehtësuar funksionimin e përbashkët me pajisjen e ardhshme të kompanisë, Vision Pro. Çipi i ri do të sjellë përmirësime në performancë dhe kursim të konsumimit për aplikacione si AirDrop ose Find My.

Përmirësimet në skanerin LiDAR: Modelet iPhone 15 Pro do të kenë skaner më efikas LiDAR, të përkrahur nga Sony. Kjo mundëson përmirësim të skanimit 3D për aplikacionet e realitetit të shtuar (Augmented Reality) dhe fotografive në versionin e natës.

Opsioni i ngjyrës së kuqe të mbyllët: Një ngjyrë e re e errët do të jetë në dispozicion për modelet iPhone 15 Pro, sipas “9to5Mac”.

eSIM: Modelet iPhone 15 Pro do të kenë mundësinë e përdorimit të kartelave elektronike të telefonave. Fillimisht kjo ishte përdorur në modelet iPhone 14 në SHBA vitin e shkuar.

Teksa kanë mbetur edhe tre muaj deri në lansim, veçori të tjera pritet të përfolen padyshim./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing