Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Indonezia dhe kompania e raketave të Elon Muskut, SpaceX, lansuan të hënën satelitin më të madh të telekomunikacionit në vend, në një projekt prej 540 milionë dollarësh, që synon t’i lidhë qoshet më të largëta të arkipelagut me internet.
Siç raportoi Reuters, përafërsisht dy të tretat e popullsisë, 280 milionë indonezianë, tashmë përdorin këtë internet, por lidhja është e kufizuar në ishujt lindorë, të pazhvilluar në Azinë Juglindore.
“Teknologjia satelitore do të përshpejtojë qasjen në internet në fshatrat, në zonat që nuk mund të arrihet interneti me fibër optik në 10 vjetët e ardhshme”, tha Mahfud, ministër i lartë indonezian.
Sateliti 4.5 tonë i Republikës së Indonezisë (SATRIA-1), u ndërtua nga Thales Alenia Space dhe u vendosr në orbitë nga Florida, nga raketa Falcon 9 e SpaceX, që më pas u kthye në një vend në det të hapur me një ulje të saktë.
Sateliti do të zërë hapësirën orbitale mbi rajonin lindor të Papuas të Indonezisë. Ai ka një kapacitet prej 150 gigabajt për sekondë dhe do të ofrojë qasje në internet në 50.000 pika të shërbimit publik./koha/