Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime, sot përballet me Bjellorusinë në udhëtim

Sport  |  19.06.2023 Ora 8:52   

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen e dytë brenda pak ditëve në muajin qershor që është e vlefshme për kualifikimin e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Dardanët luajtën baras 0-0 me Rumaninë të premten në Prishtinë dhe tani do të përballen me Bjellorusinë në udhëtim.

Dueli mes Bjellorusisë dhe Kosovës do të zhvillohet në kryeqytetin  e Hungarisë, Budapest me fillim nga ora 20:45 në Szusza Ferenc Stadion.

Bjellorusët e kanë të ndaluar nga UEFA dhe FIFA t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpinë e tyre dhe kjo është arsyeja që presin Kosovën në një terren neutral.

Vendasit janë të vetmit në Grupin I që pas tre ndeshjeve të para nuk kanë ende pikë dhe ndodhen të fundit në tabelë.

Në anën tjetër Kosova ende nuk e ka shijuar fitoren, pasi në tre sfidat e para ka tre barazime.

Si për bjellorusët ashtu edhe për Dardanët fitorja është obligim nëse duan të vazhdojnë të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Komentet