Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Robotët patrullojnë krah policisë në aeroportin e Singaporit

Teknologji  |  19.06.2023 Ora 8:44   

Me më shumë se 7 metra të lartë dhe me vizion 360 gradë, robotët e policisë të cilët po patrullojnë në aeroportin e Singaporit duken shumë të frikshëm, raportoi të dielën CNN-i.

Forcat e Policisë të Singaporit i kanë prezantuar dy robotët për të patrulluar aeroportin Changi ppas më shumë se pesë vjetësh provash.

Këta janë vetëm robotët e parë të tillë që autoritetet planifikojnë të vendosin në të gjithë vendin e Azisë Juglindore për të shtuar oficerët e vijës së parë gjatë viteve në vijim.

Robotët, të cilët kanë patrulluar aeroportin që nga prilli, kanë për qëllim të projektojnë praninë shtesë të policisë dhe të shërbejnë si shtesë në arsenalin e saj teknologjik.

Ata janë në gjendje të vendosin kordonë dhe të paralajmërojnë kalimtarët duke përdorur sirena dhe altoparlantë, ndërsa njerëzit mund të komunikojnë drejtpërdrejt me forcat e sigurisë duke shtypur një buton në pjesën e përparme të robotëve.

Forca Policore e Singaporit ka njoftuar të premten se më shumë robotë do shtohen në të gjithë vendin.

“Integrimi i robotikës rrit efikasitetin operacional dhe aftësitë e oficerëve tanë të vijës së parë, duke u mundësuar atyre të jenë më efektivë në detyrat e tyre”, tha mbikëqyrësi dhe kreu i operacioneve i Policisë së aeroportit, Lim Ke Wei.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing