Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vështirë.
Prandaj secila frutë ose perime që konsumohet duhet të jetë i duhuri.
Këtu keni të listuara nga AgroWeb.org disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2
Peshku
Peshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni e sardelet janë burimi më i mirë për yndyrat omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën.
Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës.
Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Të gjelbërat
Perime si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera, por me pak kalori.
Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak.
Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.
Kanella
Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve.
Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.
Vezët
Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
Vezët gjithashtu përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmojnë prodhimin e kolesterolit të mirë.
Kosi
Kosi është një nga produktet e bulmetit më të mirët për personat me diabet.
Të dhëna kanë treguar se konsumimi i kosit ekuilibron sheqernat në gjak dhe parandalon sëmundjet e zemrës përmes probiotikëve që përmban.
Tek personat me diabetin e tipit 2, kosi ndihmon në rënien në peshë dhe ndihmon në systemin tretës.
Arrorët
Arrorët janë të shijshëm dhe të pasur me vlera për organizmin.
Të gjithë llojet e arrorëve përmbajnë fibra të cilat treten shumë lehtë nga sistemi ynë.
Konsumimi rutinor i tyre arrin të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe në uljen e sheqerit në gjak.
Brokoli
Brokoli tanimë është i famshëm për vlerat e tij.
Studime kanë pohuar se brokoli ndihmon në uljen e insulinës në gjak dhe mbrojnë qelizat nga radikalet e lira që prodhohen gjatë proceseve të metabolizmit.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës.
Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2.
Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimit të tij për një zemër më të shëndetshme./AgroWeb