Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të administratës në Prishtinë, Bersant Beka.
Beka ka thënë se dha dorëheqje për arsye personale e jo siç është thënë, për shkak të mosmarrëveshjeve me kryetarin, Përparim Rama.
Beka ishte zgjedhur drejtor nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Bersant Beka, ka thënë se me reformën në administratë po synojnë të decentralizojnë shërbimet dhe qytetarët të marrin shërbimet në gjendjen civile sa më shpejt.
Beka ka treguar planet se këto shërbime do të zgjerohen edhe në fshatra ku ka pasur bashkësi lokale, ndërsa në “Tophane” ajo është bërë funksionale.
“Përveç që mos të udhëtojnë larg lagjes, këto shërbime t’i zgjerojmë edhe në fshatra, siç është Hajvalia, si dhe në vende ku ka bashkësi lokale të tjera. Tash është bërë funksionale në ‘Tophane’. Synohet të hapen të tjera. ‘Tophana’ ka dhënë shenja pozitive. Synojmë që secili qytetar të ketë afër shërbimet që i ofron kryeqyteti”, ka thënë ai në emisionin “038” të KTV-së.
Ndërsa në fshatin Shkabaj, Beka ka thënë se gjendja e objektit është sanuar dhe shumë shpejt pritet të puna e zyrës civile të fillojë.
“Gjendjen e kemi sanuar në Shkabaj. Shumë shpejt do të shkojnë zyrtarët e gjendjes civile. Gjithashtu, në Mramor është rinovuar dhe është hapur për të kryer shërbime. Që nga fillimi i mandatit, i kemi parapri problemeve. I kemi trajnuar, i kemi licencuar dhe tani kemi nisur me hapjen”, ka thënë ai.
Për problemet me e-kioskun, Beka ka thënë se javëve të fundit ka përfunduar kontrata me operatorin dhe duhet ritenderim. Nga dhjetori, sipas tij, ka pasur probleme me operatorët ekonomikë që nuk konkurronin, por tani thotë se shumë shpejt pritet që të rregullohet.
Beka ka konfirmuar se gjatë verës, kur është fluksi i mërgimtarëve, orari i punëtorëve të gjendjes civiale pritet të zgjatët deri në 17:00, ndërsa do të punohet edhe të shtunën.koha/