Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

2 Euro-shi problematik! Brenda katër muajve janë rreth 400 raste të veprës penale “falsifikimi i parasë”.

Vendi  |  15.06.2023 Ora 11:53   
Para të shumta false në Kosovë, disa ndërmarrje s’po i pranojnë monedhat 2 euroshe për pagesa

Tash e disa muaj, monedha dy euroshe vazhdon të bëhet problematike në Kosovë. Disa ndërmarrje publike kanë ndaluar pranimin kësaj monedhe si formë pagese, ndërsa Policia e Kosovës thotë se nga fillimi i vitit janë iniciuar qindra raste për veprën penale “falsifikim i parasë”.

Po ashtu, shumë qytetarë dhe biznese janë duke u ankuar se në treg janë duke qarkulluar sasi e madhe e parave të falsifikuara.
Sipas Policisë së Kosovës, brenda katër muajve janë rreth 400 raste të veprës penale “falsifikimi i parasë”. “Për periudhën kohore janar-prill 2023, janë 363 raste nga vepra penale ‘falsifikim i parasë’”, thuhet në përgjigjen e PK-së për Telegrafin.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” pohon se nuk janë duke i pranuar monedhat dy euroshe, ngase sipas tyre ka pasur raste që bankat komerciale i kanë vërtetuar se janë false.

“Ne si KRU ‘Prishtina’ nuk jemi duke i pranuar monedha prej 2 euro, sepse ka pasur raste kur kanë qene false, ngase bankat komerciale e kanë vërtetuar. Derisa të bëjmë diçka për monedha të metalit, ndonjë aparat që i identifikon, mbetet kështu. Deri atëherë, vazhdojmë që të mos i pranojmë”, thotë për Telegrafin zëdhënësja Arjeta Mjeku.

Ndërsa, “Prishtina Parking” thotë se mos pranimi i monedhës 2-euroshe lidhet me mbrojtjen financiare dhe integritetin e zyrtarëve të kësaj ndërmarrje.

“Arsyeja e ndalimit të monedhës 2 euro nga N. P. L. ‘Prishtina Parking’ ndërlidhet me disa fusha. E para, ka të bëjë me dëmin financiar që i shkaktohet ndërmarrjes nga monedhat e falsifikuara, e cila po të vazhdohej, do të mund të shkonte deri në 30-40 mijë euro në vit. Prandaj, qëllimi i këtij vendimi është mbrojtja e financave të ndërmarrjes”, tha për Telegrafin kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli.

Havolli gjithashtu thekson se kjo ndërmarrje ka iniciuar pagesën përmes kartelave bankare, me qëllim të evitimit të vështirësive për pagesa për qytetarët.
 
Për Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK), luftimi i kësaj dukurie nuk është në mandatin e saj dhe se dukuria e qarkullimit të parave të falsifikuara në treg është një problem i vazhdueshëm në shumë vende të botës.
 
Ndryshe, Ligji për Bankën Qendrore të Kosovës, kartëmonedhat dhe monedhat e paraqitura te institucionet financiare, që dyshohen të jenë false, duhet të nxirren nga qarkullimi dhe menjëherë duhet t’u dërgohen autoriteteve të caktuara / Gazetaexpress

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing