Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Xhaferi: Fillimi i vitit të ardhshëm, nisja e projektit për sheshin “Xhorxh Bush”

Vendi  |  15.06.2023 Ora 8:18   

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka thënë se fundi i sivjetmë apo fillimi i vitit të ardhshëm do të jetë fillimi i implementimit të projektit për sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Nga dimri i fundit kjo rrugë është mbyllur për qarkullim nga veturat. Lejohen vetëm autobusët dhe taksitë, ndërsa planifikohet që në të ardhmen të mos lejohet fare qarkullimi i automjeteve. Xhaferi  ka thënë se ky shesh do të ketë kalldrëm e kubëza për ecje.

“Sheshin e kemi në procedurë të prokurimit sa i përket projektimit. Pasi të mbyllet projektimi do ta përcjellim për tenderim. Në fazën e tenderimit sa e di kanë mbetur 10-15 ditë për projektimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’ dhe projekte të tjera. Pasi të mbyllet, fillon faza e tenderimit për ekzekutimin e projekteve. Kujtoj që fundi i vitit apo fillimi i vitit të tjetër do të jetë fillimi i implementimit të këtij projekti të madh për qytetarët e Komunës së Prishtinës. Do të mbyllet pjesa e projektimit. S’mund t’i tejkalojmë si faza. Ideja është që të kemi kalldrëm, kubëza më të mira për ecje, trajtim nga ndërtesa te ndërtesa tjetër. Do të trajtohet në tërësi. Do të jetë jashtëzakonisht bukur”, ka thënë ai.

Sipas tij, deri në kohën e implementimit të këtij projekti do të ketë trajtim edhe të çështjes së trafikut në kryeqytet. Ai është zotuar se deri në atë kohë do të punohet në mbylljen e unazës së qytetit, kryesisht në lidhjen e lagjes “Arbëria” nga rrethrrotullimi në “Lakërishtë” dhe në një pjesë të “Rrugës A”. “Këto e lirojnë një pjesë të komunikacionit”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi ka thënë po ashtu se “po punohet edhe për unazën njëkahëshe e gjetjen e alternativave për parkingjet në hyrje të Prishtinës”.

Ka deklaruar se ka shumë ide të ndryshme e do të ndërhyhet “në shumë segmente për lirimin e komunikacionin”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing