Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Kroaci zbulohet rruga gati 7 mijë vjet e vjetër

Kuriozitete  |  14.06.2023 Ora 10:35   

Në ujin e kristaltë të Detit Adriatik, arkeologët kanë zbuluar mbetjet e një rruge. Arkeologët besojnë se pllakat e gurit të vendosura me kujdes ishin pjesë e rrugës katër metra të gjerë që lidhte ishullin artificial të Hvarit me bregdetin. Analizat e para e datojnë këtë gjetje në 4900 vjet para erës sonë.

Gjatë hulumtimeve të tyre nënujore në vendin arkeologjik të Solinës, në ishullin e Korçulës, arkeologët janë befasuar me gjetjen e kësaj rruge të periudhës së Neolitit.

Në ujërat e Adriatikut, ata zbuluan rrugën që dikur lidhte vendbanimin parahistorik tashmë të fundosur të kulturës Hvar.

Marta Kalebota, nga Muzeu i qytetit të Korçulës, thotë se gjetjet janë të jashtëzakonshme.

“Ky vend i fundosur i periudhës së Neolitit është i jashtëzakonshëm, sepse nuk ka të tjerë në bregdetin e Adriatikut. Zakonisht kulturën neolite e gjejmë në shpella dhe në fusha, por kurrë si diçka këtu”, ka thënë Kalebota.

Arkeologët besojnë se pllakat e gurit të vendosura me kujdes ishin pjesë e rrugës katër metra të gjerë që lidhte ishullin artificial me bregdetin.

Analiza e radiokarbonit të drurit, të ruajtur dhe të gjetur gjatë zhytjeve të fundit, tregon se rruga daton rreth vitit 4900 para lindjes së Krishtit.

Mate Parica, profesor në Universitetin e Zarës, thotë se janë zbuluar shumë materiale arkeologjike.

“Në gërmimet tona gjetëm shumë materiale arkeologjike. Gjetëm qeramikë, kocka, sëpata, thika dhe pamë qeramikë specifike që na tregonte se ishte kultura Hvar e neolitit të vonë. Pas kësaj, me analizë të radiokarbonit mësuam se ishte viti 4900 para Krishtit”, ka thënë Perica.

Teksa po vazhdojnë gërmimet, arkeologët besojnë se kanë zbuluar një tjetër vendbanim të periudhës neolitike në anën tjetër të ishullit të Korçulës, afër gjirit të Gradinës.

Periudha e neolitit daton nga viti 4300 deri në vitin 2000 para lindjes së Krishtit. Shpesh quhet edhe si Epoka e re e Gurit.

Arkeologët identifikuan për herë të parë mbetjet e Solinas në vitin 2021, teksa po i ekzaminonin imazhet satelitore të ujërave përreth Korçulës. Kultura Hvar është emëruar në bazë të ishullit të afërt të bregdetit lindor të Adriatikut./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing