Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Përpjekja e madhe e një burri nga Virxhinia u shpërblye kur bleu 25 bileta identike për të njëjtin short dhe fitoi një total prej 125 mijë dollarëve.
Dana Bickham nga Suffolk u tha zyrtarëve të Virginia Lottery se ai kishte një ndjenjë të mirë për kombinimin e numrave 3, 5, 6 dhe 7.
Ai vendosi që të blejë 25 bileta të cilat mbanin numrat e përmendur për shortin e 15 majit të lotarisë “Pick 4” në dyqanin 7-Eleven në Wilroy Road në Suffolk, shkruan UPI.
Çdo biletë ishte fituese e një çmimi kryesor prej 5 mijë dollarëve, duke i dhënë Bickham një shifër totale prej 125 mijë dollarëve.
Bickham në anën tjetër deklaroi se nuk ka plane të menjëhershme për shpenzimin e parave të fituara.