Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Edicioni i 7-të i festivalit të filmit rom, “Rolling Film Festival” (RFF) do të mbahet nga 20 deri më 25 qershor 2023 në Prishtinë.
Me moton “Zërat pa zë”, edicioni i sivjetmë i këtij festivali do të kalojë me një sërë aktivitetesh, ku përveç filmave do të mbahen edhe workshope e programe për fëmijë.
Aktivitetet e këtij festivali do të mbahen në Kino Armata dhe në Qendrën për Praktikë Narrative në Prishtinë.
Gjatë një konference për media, Avni Mustafa, drejtor i Festivali dhe Pranvera Begolli, koordinatore e festivali thanë se RFF për qëllim ka prezantimin e kulturës dhe traditës së komunitetit rom.
Sipas tyre, gjatë ditëve sa do të zgjas ky festival do të shfaqen filma të ndryshëm që kanë në fokus jetën sociale, traditën e kulturën rome. Pranvera Begolli, koordinatore e festivalit, tha se qëllimi i këtij festivali është që të sjell perspektiva të ndryshme sa i përket komunitetit romë, jo vetëm në Kosovë.
“Tema zyrtare e festivali këtë vit është ‘zërat pa zë’, filmat që do të shfaqen në kuadër të festivali prekin tema sociale nga komuniteti rom” – tha koordinatorja Begolli.
Ajo tha se gjatë këtij festivali do të shfaqet edhe një filmi krijuar nga RFF, “Storje e suksesit nga komuniteti rom në Kosovë”, panele diskutim me artistë të filmave që do të shfaqen gjatë festivalit dhe një program të veçantë për fëmijë.
Ndërsa, Avni Mustafa, drejtor i “Rolling Film Festival”, tha se ky festivali është unik i cili mundëson prezantimin trashëgimisë kulturore rome.
Sipas tij, ndër synimet e festivalit është avancimi dhe krijimi i kushteve më të mirë në të gjitha drejtimet për komunitetin rom në Kosovë.“Është me rëndësi të madhe që ajo që bëhet ndonjëherë për romët, të mos bëhet pa romët. Së bashku, ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë një punë të madhe të përkushtuar, sa herë që vendosim të diskutojmë ose të bëjmë diçka për komunitetin rom” – tha Mustafa.
Hapja e edicionit të 7- të RFF hapet më 20 qershor më ora 20:00 në Kino Armata.“Rolling Film Festival organizohet që nga 2009 dhe mbahet çdo dy vjet duke sjellë filma që trajton çështje që lidhen me jetën e komunitetit rom.