Një satelit i ri britanik do të hyjë në orbitë, i projektuar për të hartuar pershkrimin e nxehtësisë së ndërtesave. Ideja është të theksohen ato prona që po harxhojnë energji dhe mund të përfitojnë nga nje izolim më i mirë. Anija kozmike relativisht e vogël quhet, HotSat-1 dhe do të operohet nga startup-i Satellite Vu me bazë në Londër.
Sensori i tij me infra të kuqe është zhvilluar me fonde nga agjencitë hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar dhe evropiane.