Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në Qeverinë e Kosovës po mbahet takimi i përbashkët i Grupit Punues mes përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe atyre nga Këshilli i Evropës, raporton RTKlive.
Me këtë rast, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar në arritjen e standardeve, të cilat sigurojnë mbrojtjen e te drejtave te njeriut.
Sipas tij, po ashtu janë duke u prioritizuar konventa të ndryshme, në të cilat planifikojnë të bëhen pjesë.
“Kjo arritje pasqyron përpjekjet tona për të përmirësuar pozitën e Kosovës në të gjitha shtyllat vitale në respektimin e të drejtave te njeriut. Ne jemi duke prioritizuar konventa të ndryshme për qytetarët tanë në të cilat do të bëhemi pjesë në të ardhmen. Progresi i Kosovës është përmendur edhe nga organizata të ndryshme të pavarura. Pavarësisht nëse po diskutojmë për sistemin gjyqësor, arsimin, ligjin, qeveria dhe institucionet tona janë të përkushtuara për arritjen e standardeve që sigurojnë mbrojtën e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Kosova është e vendosur për të përparuar”, tha ai./rtk/