Diskutim i Ligjit për Investime të Huaja, nevoja e krijimit të ofertës për bizneset, diskutimi i Ligjit për Dhomat/Odat, Ligjit për Tregti të Brendshme, Ligjit mbi TVSH, ishin disa nga çështjet e diskutimit në mes përfaqësuesëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Ministrës së Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë Rozeta Hajdarit.

 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përgjatë këtij takimi kërkoi reagim më të shpejtë ndaj kërkesave të vazhueshme të përcjella nga DHTIK drejtë Qeverisë, Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe Ministrive të tjera.

Me këtë rast Ministrja e MINT Rozeta Hajdari, u tregua e hapur për bashkëpunim në ndryshimet e infrastrukturës ligjore dhe kërkesave të tjera të bizneseve të adresuara nga Dhoma e Tregtisë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, shprehi shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit në trajtimin e ligjeve të deritanishme dhe kërkesave të mëdha të bizneseve ndaj situatës në vend e gjithashtu kërkoi reflektim emergjent si pasojë e ndryshimet globale.

DHTIK konsideron se rritja e bashkëpunimit dhe ndërhyrjet e Qeverisë në politikat fiskale do të kontribuonin shumë më shumë në rritjen e sigurisë dhe rritjen e mundësisë për investime edhe më të mëdha në vend.

"Në përfundim të takimit u vlerësua e nevojshme rritja e bashkëpunimit dhe zhvillimit të takimeve në hartimin dhe rregullimin e infrastrukturës ligjore në të mirë të operimit të bizneseve", njofton Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë./rtk/