Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon me reforma dhe projekte në drejtim të rritjes së mbledhjes së të hyrave tatimore të cilat ndikojnë ne zhvillimin socio – ekonomik të vendit. Mjedisi në të cilin ATK vepron është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron Administratën Tatimore që të adaptohet dhe të reagojë.

 

"Pikërisht në kuadër të kësaj, plani i të hyrave fokusohet në qëllimet strategjike si: përmirësimi i mbledhjes se te hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor për t’a kuptuar shkallën e mos përmbushjes dhe për t’i përcaktuar strategjitë prioritare për të adresuar humbjen e të hyrave nga evazioni fiskal", njofton ATK-ja.

Po ashtu, sipas ATK-së, forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe të ndërmerren veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mos – përmbushës .

"Të gjithë këta indikator kanë rezultuar që dhe për periudhën janar – maj  të këtij viti të realizojmë,  por edhe të tejkalojmë pritshmeritë, ku të hyrat e grumbulluara janë 372.7 milion euro, ku nëse i krahasojmë me periudhën e  njëjtë të vitit 2022, kemi rritje mbi 60 milionë euro më shumë apo 19.2%", njofton ATK-ja.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore dhe  njofton tatimpaguesit jo përmbushësh se do të merren të gjitha veprimet ligjore për mos pagese të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore./rtk/