Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjigandi kinez i teknologjisë, “Tencent” së fundmi ka lansuar një mënyrë shumë inovative për të bërë pagesa që quhet “pagesa me shuplakën e dorës”.
“Pubity” në instagram ka shkruar se kjo qasje inovative ua mundëson njerëzve të kryejnë pagesa thjesht duke mbajtur dorën mbi një pajisje që lexon shuplakën e dorës.
E lidhur me platformën “We-Chat pay” e cila ka një shpërndarje të gjerë, kjo teknologji përdor të dhëna biometrike të regjistruara.
Në të dhëna përfshihen linjat e dallueshme të shuplakës së dorës dhe modelet e venave, në mënyrë që të krijohet një pagesë e sigurt dhe e përshtatshme.