Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Fëmijëve u duhet të presin deri dy javë për rezonancë magnetike

Shëndeti  |  12.06.2023 Ora 8:19   

Nuk është funksionalizuar Rezonanca Magnetike në Spitalin Pediatrik, ani se drejtoresha e Radiologjisë, Shkendije Nuza, pati premtuar se në janar të 2023-s do të vihej në funksion për pacientët.

Përveç rasteve urgjente, fëmijëve që u kërkohet ta bëjnë ekzaminimin nëpërmjet kësaj aparature, u duhet të presin rreth dy javë.

Drejtoresha Nuza thotë se vonesa është shkaktuar për arsye të disa aspekteve teknike dhe bëri të ditur se nga 12 qershori do të nisë trajnimi njëjavor i stafit, për të punuar me rezonancën magnetike.

“Vonesat kanë ndodhur për shkaqe teknike të operatorit ekonomik, për arsye se rezonanca te spitali i fëmijëve është e paraparë edhe koili i inkubatorit që është i përshtatshëm për rezonancë magnetike”, ka thënë ajo. “Domethënë, dihet që asgjë që është metal nuk guxon të hyjë në rezonancë magnetike dhe kemi pasur vonesa deri në maj”.

Drejtoresha Nuza tregon se kjo pajisje është e veçantë pasi do t’u shërbejë edhe foshnjave të lindura para kohe.

“Pas gjysmës së majit veç ka ardhur inkubatori dhe ka marrë diku një javë ditë vendosja, instalimi, përshtatja, procedura teknike të aparatit të operatorit ekonomik, prodhuesit të koilit”, është shprehur Nuza.

E në Klinikën e Pediatrisë thanë se për një numër rastesh, shërbimi i rezonancë magnetike kryhet brenda ditës.

“Rastet pediatrike që janë për rezonancë magnetike të hospitalizuar nuk presin, por kryhen gjatë javës. Rastet ambulantore që duhet urgjent të kryhen, atëherë këto raste zakonisht hospitalizohen dhe u kryhet rezonanca”, ka thënë Violeta Grajçevci-Uka, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë. “Rasteve ambulantore që kanë qenë me kimioterapi dhe me kryerjen e kimioterapisë, planifikohet që t’u bëhen rezonanca. Ato caktohen paraprakisht, dhe në datën që planifikohet, bëhet”.

Pacientëve të rritur që duhet t’i nënshtrohen ekzaminimit nëpërmjet rezonancës magnetike, u duhet të presin shumë më shumë se fëmijët.

Media ka raportuar se ka pacientë në listë të pritjes që termini u është caktuar për vitin 2024. Por, drejtoresha e Radiologjisë, Shkendije Nuza, tha se janë reviduar listat dhe se termini më i largët është ai për muajin tetor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing