Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Tri lokale afariste janë djegur dje, në orët e vona, në rrugën “Ilas Agushi”, afër tregut të Gjelbër në Prishtinë.
Në vend ngjarje kanë dalë pjesëtarë të policisë dhe të zjarrfikësve, të cilët kanë ndihmuar në fikjen e zjarrit në këto lokale.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar.
“Dje rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbër në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.