Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kërcënimi i sigurisë vë në rrezik 1.8 miliardë përdoruesit e Gmailit

Teknologji  |  08.06.2023 Ora 10:17   

Siguria e Gmailit ka qenë gjithmonë një prej pikave më të forta, por tani një funksionalitet i ri sigurie po përdoret nga hakerët për të mashtruar përdoruesit.

Prezantuar muajin e kaluar, sistemi i verifikimit të Gmailit identifikon kompanitë dhe organizatat te përdoruesit me një etiketë blu.

Ideja është që përdoruesit të dallojnë cilat janë emaile që vinë nga burime të besueshme dhe cilat jo. Por hakerët kanë arritur të mashtrojnë këtë sistem.

Zbuluar nga eksperti i sigurisë kibernetike, Chris Plummer, mashtruesit kanë gjetur një mënyrë për të bindur Gmail se brendet e tyre të rreme janë të ligjshme.

Kështu përdorur besueshmërinë e sistemit të verifikimit, ata po mashtrojnë përdoruesit më lehtë sesa e kanë pasur më parë.

Plummer raporton se Google fillimisht kishte rrëzuar pretendimet.

Plummer ka thënë se Google tashmë i ka dhënë një prioritet të lartë adresimit të problemit, por më shqetësuese është reagimi i Google që mori kohë për ta pranuar ekzistencën e këtij defekti.

Derisa të ketë një zgjidhje, sistemi i verifikimit të Gmail mbetet vulnerabël ndërsa mashtruesit mund të përdorin një mjet që ishte dizajnuar kundër tyre./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing