Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Schwarzenegger tregon se nuk ishte zgjedhja e parë për ta luajtur Terminatorin

Film  |  08.06.2023 Ora 8:29   

Arnold Schwarzenegger ka treguar se producentët e filmit fillimisht kishin në mendje një tjetër personazh të famshëm për të luajtur “The Terminator”, ai ishte ish-yllit të NFL, OJ Simpson.

Ish-guvernatori i Kalifornisë diskutoi vendimin për kastin që e bëri atë një yll filmi në vitet e shtatëdhjeta në një dokumentar të ri të Netflixit për jetën e tij, duke treguar se si producentët kishin menduar fillimisht se ai duhet të luante rolin e luftëtarit rebel, Kyle Reese (që pastaj e luajti Michael Biehn) dhe yllit të atëhershëm të futbollit amerikan do t’i jepej roli i robotit vrasës.

Mirëpo, derisa filmi ishte duke u zhvilluar, regjisori James Cameron ishte i fiksuar me dukjen e Schwarzenegger dhe kishte vendosur se kush do ta luante terminatorin.

“Isha ulur dhe po e shikoja. Është si kur qetësohet zëri dhe unë thjesht shoh dritat që dalin nga dritaret e xhamit duke e goditur fytyrën e tij kur hapet dera. Mendova: ‘Ai ka një fytyrë të rrezikshme’”, ka rrëfyer filmbërësi, derisa aktori kujtoi se si të gjithë dyshonin nëse Simpson mund ta luante një robot vrasës.

“Gjatë bisedës sonë, u bë e qartë se askush nuk ishte pro idesë që OJ Simpson ta luante Terminatorin, sepse ai nuk mund të shitej si një makinë vrasëse”, ka deklaruar Arnold.

Gjatë dokumentarit, Schwarzenegger theksoi po ashtu se kurrë nuk donte të luante rolin negativ, por Cameron arriti ta bindte atë.

“Fillova të grindesha me të për këtë, dhe ai me qetësi tha: ‘Epo, mendo mirë’. Mendova tri ditë dhe më pas e thirra dhe i thashë: ‘Sa herë që e lexoj përsëri e imagjinoj veten duke luajtur gjithnjë e më shumë Terminatorin, i thashë se jam pro dhe më pas filluam përgatitjet”, ka rrëfyer aktori.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing