Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një burrë nga Karolina e Jugut i dha merita fitimit të lotarisë prej 20 dollarëce në kohë të cilën ai e cilësoi si të “përsosur” që çoi në fitimin e një xhekpoti prej 2 milion dollarësh.
Burri nga Grand Stand zyrtarëve të South Carolina Education Lottery u tha se ai kishte për qëllim blerjen e 2 biletave 20 dollarëshe “Fastest Road to $2,000,000” kur kishte shkuar tek dyqani Circle K në Highway 17 North të Surfside Beach.
Ai shtoj se kur shkoi atje, zbuloi se paratë që ai kishte me vete mjaftonin për blerjen e vetëm një bilete, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
Bileta që ai bleu, i fitoi ati një çmim prej 20 dollarëve, para të cilat ai i përdori për blerjen e biletës së dytë, një biletë që rezultoi se ishte fituese e çmimit kryesor prej 2 milionë dollarëve.
“Isha në vend perfekt në kohë perfekte” deklaroi ai, duke shtuar: “Jam shumë falendërues që më ndodhi kjo gjë”.
Ai bëri të ditur se paratë e fituara do t’i përdorë në investime të ndryshme.