Eve Hewson i është bashkuar kastit të ‘Hedda’.
Aktorja 31-vjeçare do të luajë së bashku me Tessa Thompson në filmin me regji të Nia DaCosta.
Filmi cilësohet si një riimagjinim epik i shfaqjes skenike të Henrik Ibsen të vitit 1891 "Hedda Gabler".
Shfaqja dramatizon përvojat e Heddës, vajzës së një gjenerali, e cila është bllokuar në një martesë dhe një shtëpi që ajo nuk e do. Fillimisht u prit me komente negative, por që atëherë ka pasur një vlerësim të madh.
'Hedda Gabler' është përshtatur si për ekranin e madh ashtu edhe për ekranin e vogël në të kaluarën teksa Ingrid Bergman u shfaq në një produksion televiziv të BBC-së në vitin 1962, ndërsa versioni filmik i Sir Trevor Nunn i vitit 1975 'Hedda' i dha Glenda Jackson një nominim për Oscar për portretizimin e personazhit. .
Tessa do të luajë rolin kryesor në film, por ende nuk është zbuluar se kë do të portretizojë Eva – vajza e këngëtarit të U2 Bono dhe aktivistit Ali Hewson.