Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nxënësit kosovarë, të dobët në teste ndërkombëtare

Vendi  |  06.06.2023 Ora 10:35   

Rezultatet e testeve ndërkombëtare në të cilat ka marrë pjesë Kosova tregojnë se ne marrim shumë pak pikë krahas vendeve të tjera. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e pranon se qëndrojmë keq, por thotë se me gjithë punën që po bëjnë, rezultatet nuk mund të shihen shpejt.

 

Nxënësit kosovarë vazhdojnë të tregojnë rezultate të dobëta në teste ndërkombëtare. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e pranon se vlerësimi i nxënësve në rrafshin ndërkombëtar është shqetësues.

“Sigurisht që është shumë shqetësuese, rezultatet e fëmijëve tanë në teste ndërkombëtare lënë shumë për të dëshiruar, andaj edhe qasja jonë është shumë dimensionale, e dini se jemi duke i rishikuar tekstet shkollore, si element shumë i rëndësishëm për përmirësimin e rezultateve të nxënësve, jemi duke punuar te legjislacioni për vlerësimin e performancës dhe rikualfikimin e mësimdhënësve dhe një varg politikash tjera”, tha  Arbërie Nagavci- ministre e Arsimit.

Por, të gjitha këto veprime, sipas Nagavcit, nuk tregojnë rezultate të shpejta. Testet ndërkombëtare kanë vënë në pah cilësinë e dobët të sistemit arsimit në vend.

 “Edhe nëse kemi qenë ulët në cilësi nuk e kemi ditë, testi PISA e ka qitë në pah dhe fatkeqësisht jemi të fundi i shteteve në arritshmëri të nxënësve në vlerësime ndërkombëtare”, deklaroi Egzon Gashi, nga “Teach for Kosova”.

Nxënësit e Kosovës u testuan për herë të parë edhe në lexim, në testin ndërkombëtar PIRSL.

Rezultati i Kosovës ishte 421 pikë në renditje, mesatare kjo dukshëm më e ulët se pikët prej 500 në këtë test ndërkombëtar. Ndërkohë, në PISA rezultatet për testimin e fundit pritet të dalin në tetor të këtij viti.

Në testimin e fundit të vitit 2018, Kosova nga 79 vende që u testuan u rendit e 77-ta./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing