Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Apple ka prezantuar një parë syze të reja të realitetit të shtuar të quajtura Apple Vision Pro, që “ndërthur në mënyrë të përsosur botën reale me atë digjitale”.
Siç ka njoftuar shefi ekzekutiv i Applet, Tim Cook, pajisja e re e kompanisë duket si një palë syze skijimi, raportojnë mediumet amerikane.
Thuhet se ai përmban një paketë të veçantë baterie dhe kontrollohet nga sytë, duart dhe zëri. Do të lansohet në treg fillim të vitit të ardhshëm dhe do të kushtojë 3499 dollarë.
Vision Pro është pa kontroll dhe ju mund të shfletoni ikonat e aplikacioneve vetëm duke i shikuar ato. Mund të prekni për të zgjedhur dhe për të lëvizur lehtësisht po ashtu dhe mund të jepni komanda zanore. Për më tepër, përkrahin pajisjet Buletooth, duke përfshirë tastierën Magic dhe ju lë të lidhni Mac-in tuaj brenda syzeve.
Kamerat me pamje nga poshtë mund të kapin duart tuaja dhe nëse ato janë të vendosura poshtë trupit tuaj.