Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
A do të paguanit 995 euro për një filxhan kafe të mirë? Ka nga ata që janë shumë të lumtur t'i japin ato para vetëm për një filxhan kafe.
Brew Lab Cafe në Penrith në Australi pretendon se ka disa nga kafetë më të mira në botë, dhe të ftuarit kënaqen me kafenë e tyre edhe me një çmim kaq të lartë.
Për të pirë një “kafe speciale” në atë kafene, duhet të bëni termin të paktën dy javë përpara.
Mitch Johnson, pronar i Brew Lab, shpjegoi pse të ftuarit duhet të regjistrohen.
“Pasi marrim një porosi për atë lloj kafeje, kontaktojmë me bashkëpunëtorët në Panama, ata e pjekin kafenë dhe më pas i dërgojnë kokrrat e kafesë me avionin e tyre privat. Kafeja bëhet nga kokrrat e një bime që rritet në 1700 metra mbi nivelin e detit pranë një vullkani në Panama”, tha Johnson.
Udhëtimi i pazakontë i kafesë pa dyshim kontribuon në çmimin e lartë prej 995 dollarë për filxhan, por vetë kokrrat janë të shkëlqyera.
Pasi të mbërrijnë kokrrat e kafesë, ato i nënshtrohen një procesi preciz përgatitjeje në Laboratorin e Brew duke përdorur letër filtra të lagur paraprakisht dhe ujë të zier saktësisht në 94 gradë Celsius.
“Kafeja hidhet në filxhan disa herë, çdo herë në momentin e përsosur për të siguruar shijen perfektë”, thotë Mitch Johnson, pronar i Brew Lab.
Për fat të mirë, Brew Lab ka edhe kafe më të lira, megjithëse çmimet janë ende më të larta se çmimet e një kafeneje mesatare.
“Kemi disa të ftuar që vijnë një herë në javë për të provuar kafetë tona për 100 ose 200 dollarë australianë”.