Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pëllumb Bajqinovci, ka paralajmëruar se më 28 korrik do të jetë koncerti më i madh i një artisti vendor në kryeqytet.
Ai ka thënë se shumë shpejt pritet të publikohet emri i tij dhe informatat e tjera. Koncerti pritet të mbahet te bulevardi “Xhorxh Bush”.
“Pas Festivalit të Pranverës, më afër e kemi koncertin e madh të një artisti tonë vendor më 28 korrik. Do të jetë koncerti më i madh i një artisti tonë vendor në kuptimin e skenës dhe pajisjeve, do të jetë hyrja falas, do të jetë pranë katedrales. Së shpejti do të publikohen informata, edhe emrin e të gjitha”, ka thënë ai për KTV-në.
Ai ka thënë se edhe Festivali i Pranverës, që do të jetë në fundjavë në “Xhorxh Bush”, do të ketë shumë aktivitete dhe rekreacione të ndryshme. Ka thënë se këto aktivitete po organizohen në “sheshin e ri” për shkak të rrugës së drejtë.
“E kemi provuar me organizimet vitin e kaluar, rruga e drejtë është dukur më e përshtatshme”, ka thënë Bajqinovci.
Sipas asamblistit të LDK-së, shtyrja e “Sunny Hillit” për vitin 2024 ka ardhur shkaku i vonesës në krijimin e infrastrukturës bazë./koha/