Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndërmarrjet sociale nuk po mund të regjistrohen në Kosovë

Ekonomi  |  05.06.2023 Ora 10:24   

Mungesa e akteve nënligjore po pamundëson regjistrimin e ndërmarrjeve sociale, përkundër ekzistimit të ligjit. Kështu thonë ndërmarrës e pjesëtarë të shoqërisë civile. Ndërsa, nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe ministri të caktuara s’kanë treguar për Radio Kosovën nëse ka ndonjë ndërmarrje sociale të regjistruar.

 

Që nga mesi i majit Kosova ka një fabrikë të përpunimit të letrës higjienike, ndryshe nga të tjerat.

Të gjithë punonjësit e asaj ndërmarrje janë persona me aftësi të kufizuara. Hapja e saj ishte mision i kamotshëm i  një Fondacionit Humanitar në Kosovë thotë Shaqir Palushi, nga ky fondacion. Tutje, ai tha për Radio Kosovën se ndonëse fabrika i plotëson kriteret për regjistrimin si ndërmarrje sociale, nuk arriti ta regjistrojë të tillë.

 “Ne kemi tentuar ta regjistrojmë si ndërmarrje sociale, por nuk kemi mundur, pasi mungojnë aktet nënligjore të cilat e bëjnë funksionale një kompani të tillë. Regjistrimi si ndërmarrje sociale do ta bënte ndërmarrjen shumë më funksionale dhe do të krijonte lehtësirat e parapara me ligj, si lirimi nga TVSH-ja, tatimi në fitim apo edhe tatimi në paga. Aktualisht ne nuk jemi të liruar nga asnjë prej këtyre, e po të ishim, sigurisht se do të na lehtësonte punën dhe do të ishim shumë më konkurrent në treg”, tha ai.

Kosova ka një ligj për ndërmarrjet sociale, që nga viti 2018. Për kundër interesimit, nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve nuk kanë treguar për radion tonë, nëse ka ndonjë ndërmarrje sociale të regjistruara.  

Për numrin e ndërmarrjeve sociale dhe nëse ekzistojnë aktet e nevojshme për regjistrimin e tyre, Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Zyrtarë nga kjo ministri kanë thënë se ndërmarrjet sociale janë në kuadër të fushëveprimit të Ministrisë së Ekonomisë. Por, nga kjo e fundit, kanë mohuar se merren edhe me ndërmarrjet sociale.

“Ministria e Ekonomisë, respektivisht Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike nuk i ka në fushëveprimin e vet çështjet të cilat i keni ngritur ju”, kanë thënë shkurt në një përgjigje me shkrim, nga Divizioni për Komunikim.

Dorina Lluka, drejtoreshë e organizatës për të rinj YMCA, në kuadër të së cilës funksionojnë tre dyqane bamirësie, thotë se ndërmarrjet sociale kanë rëndësi të veçantë për gjithëpërfshirjen e grupeve të ndryshme shoqërore dhe si të tilla janë mjaftë të shpeshta në shtetet perëndimore.

“Realisht çdo kompani duhet me iu ofruar secilit, por nuk ndodhe kështu, përderisa ato janë private dhe përfitimin e kanë privat. Ndërmarrjet sociale, element kyç e kanë gjithë-përfshirjen dhe të mirën publike. I takojnë njerëzit ku janë dhe nëse një person ka aftësi të kufizuar në diçka, i ofrojnë vetëm atë që ai ose ajo munden me e bë. Ndërmarrjet e tilla janë të shpeshta në Evropë”, tha ajo.

Lluka apelon tek institucionet që të rregullojnë kornizën nënligjore për regjistrimin dhe funksionimin e ndërmarrjeve sociale. Ajo thotë se kjo do të ofronte lehtësira për zhvillimin e ndërmarrjeve ku do të punonin personat me nevoja të veçanta apo grupet e cenueshme shoqërore./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing