Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Reshjet mbushin Batllavën dhe Badovcin, sigurojnë verë pa reduktime

Vendi  |  05.06.2023 Ora 8:31   

Ka kohë që Badovci dhe Batllava nuk kanë pasur këtë pamje. Iu duhen vetëm edhe pak reshje që të mbërrijnë në kuotën maksimale të kapërderdhjes.

Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU “Prishtina”, thotë se kryeqyteti është duke u furnizuar rregullisht me ujë të pijshëm dhe se nuk do të ketë reduktime derisa ka shpenzim racional të ujit.

“Uji në nivelet akumuluese, Badovci dhe Batllava është i kënaqshëm dhe është në kuotën maksimale të kapërderdhjes. Liqenin e Batllavës sot e kemi vetëm minus 9 centimetra nën kuotën maksimale. Kurse liqenin e Badovcit e kemi minus 2 nën kuotën maksimale. Pra leveli është i kënaqshëm dhe me një kujdes në shpenzim nga ana e qytetarëve dhe me pak reshje besoj që do të mbushet edhe liqeni i Badovcit”.

“Prishtina dhe Fushë-Kosova janë dy qytetet që kanë më së shumti reduktime, mirëpo tani për momentin janë duke u furnizuar në mënyrë të rregullt me ujë. Po shpresojmë që të mos ketë turbullira në kanalin e ‘Ibër Lepencit’, dhe nëse vazhdon kështu nuk besoj që do te këtë reduktime”.

Mjeku tutje shton që për shkak të reshjeve të shiut probleme kishin edhe me turbullirat e ujit.

“Kemi pasur shumë herë turbullira të ujit në kanalin e ‘Ibër Lepencit’, mirëpo derisa është kthjellur uji ne i kemi furnizuar Fushë-Kosovën, lagjen ‘Kalabria’ dhe Obiliqin, përmes alternativave të ‘Albanikut’. Mirëpo ajo ka qenë një gjendje e përkohshme. Ndërmarrja publike ‘Ibër Lepenc’ është duke punuar për rregullimin e këtij kanali, që jo sa herë që bie shi të ketë turbullira të ujit dhe pastaj qytetarët të mos furnizohen me ujë”.

“Reduktime do të ketë nëse uji shpenzohet në mënyrë joracionale, nëse keqpërdoret në forma të ndryshme dhe kyçjet në mënyrë ilegale nga qytetarët ne rrjetin e ujësjellësit. Edhe pse tanimë po i identifikojmë dhe po i ndjekim me ligj keqpërdoruesit”

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing