Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një gjerdan i humbur që nga viti 1912, u gjet në rrënojat e Titanikut, shkruan “Magellan”.
Gjerdani u bë nga dhëmbët e një megalodoni, një peshkaqen gjigant prehistorik, dhe u gjet në Kanalin anglez nga anëtarët e organizatës Magellan, të ngarkuar me hetimet nënujore dhe hartimin e shtratit të detit.
Gjerdani i gjetur madje përmban ar, dhe u gjet gjatë xhirimeve të rrënojave për qëllime të dokumentarit.
Shefi i Magellanit, Richard Parkinson, ka thënë se gjerdani është mahnitës dhe i bukur dhe se një zbulim i tillë të lë pa frymë.
Megalodoni u zhduk 3.6 milionë vjet më parë, dhe më i madhi ishte midis 15 dhe 18 metra i gjatë. Gjerdani nuk është marrë ende pasi SHBA-ja dhe Britania e Madhe nuk lejojnë të nxirret asgjë nga rrënojat.
Me ndihmën e inteligjencës artificiale, ata do të përpiqen të përcaktojnë saktësisht se kujt i përkiste.