Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Suharekë përurohet qendra rekreative për persona me Sindromën Down dhe Autizëm

Vendi  |  02.06.2023 Ora 8:31   

Është përuruar qendra rekreative për persona me Sindromën Down dhe Autizëm në Suharekë, e financuar dhe realizuar nga fondacioni Valon Vataj.

Qendra e përuruar sot ka rreth 500 metra katrorë dhe do të jetë në shërbim të gjithë personave që kanë këtë sindromë.

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, tha se kjo është dita më e mirë për të dhe 1 qershori, dita e fëmijëve, do të jetë më i veçanti deri tani jo vetëm për Suhagrekë, por edhe për regjion.

“Sot është një ditë e madhe, sot është një festë për Suharekën. E falënderoj Valon Vatajn për një donacion të qëlluar fort. Valoni e mori për sipër gjithashtu që deri në fund të vitit do ta financoj edhe mirëmbajtjen, edhe shpenzimet për staf, ushqim dhe gjithçka tjetër çka duhet” tha Muharremaj.

Daniel Lezo përfaqësues i OSBE-së në rajonin e Prizrenit, tha se kjo është një vepër e madhe që u bë për këtë rajon.

“Falënderoj fondacionin Valon Vataj, i uroj suksese kësaj shoqate në ndihmën që do tu jap njerëzve me sindromën Down dhe Autizëm”, tha Lezo. I lumtur për atë që kqabërë, u shpreh ideatori Valon Vataj. “Për mua kjo kategori janë pikë e dobët. Me patjetër kam dashur që të bëj diçka për ta. E kemi obligim shoqëror për të bërë më shumë për kategori. E falënderoj shumë kryetarin e komunës dhe të gjithë ata që na ndihmuan”, u shpreh Vataj,

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing