Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
“Kërkesat janë të njëjta, të tërhiqet policia, të mos vinë kryetarët e rinj dhe të lirohen dy të arrestuarit.
Protestuesit serbë në Zveçan kanë shpalosur edhe një flamur të Serbisë të përmasave të mëdha.
Në mëngjes, gazetarët në Zveçan ka raportuar për numër të konsiderueshëm protestuesish. Në Zveçan, ushtarët e KFOR-it tashmë kanë vendosur rrethojën me gjemba. Gjatë transmetimit, siç po ndodh në vazhdimësi këto ditë, një qytetar serb ka provuar ti pengojë gazetarët duke raportuar direkt nga terreni.
Grumbullim të qytetarëve ka edhe në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zubin-Potokut. Pranë objektit komunal është e vendosur Policia e Kosovës, ndërsa në distancë më të gjerë pjesëtarët e KFOR-it.