Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nisin me vonesë mbjelljet pranverore

Vendi  |  29.05.2023 Ora 10:29   

Bujqit kanë nisur sezonin e mbjelljeve, por këtë vit me vonesë për shkak të kushteve të pavolitshme atmosferike. Nga njohës të kësaj fushe, bujqve u kërkohet të kenë kujdes dhe të marrin këshilla nga ekspertët në mënyrë që të ketë rendiment të lartë.

 

Është duke e bërë mbjelljen e fasules. Bujku Bunjamin Jashanica tregon për vështirësitë që ka në mbjelljen e kësaj kulture për shkak të lagështisë së krijuar nga reshjet atmosferike. Ai gjithashtu kultivon edhe grurë, misër dhe patate.
 

 “Tash është fasulja në proces të përfundimit t mbjelljes, po tu e pasë parasysh që ka pasë lagështi, edhe toka ska mujtë me u përpunu aq sa duhet sepse në lagështi është më vështirësi me punu se sa në thatësi misër grur dhe patate”, tha Jashanica.
 

Kurse bujku tjetër, Valon Vehapi, i cili këtë vit ka 50 hektarë të mbjella me misër po e bën spërkatjen e nga barojat e këqija, ai po ashtu ka 100 hektarë të mbjella me grurë.
 

“Misri veç tash është në fazën e duhur për t'u bërë spërkatja ku është në fletën e pestë bëjmë kundër barojave të këqija spërkatjen edhe mandej mbas tri javë dite shkojmë me ushqim kurse te gruri, kemi përkundu gjithçka me grurin tash jemi tu pritë veç pjekjen edhe korrjen e grurit”, tha ai.
 

Mbjelljet pranverore këtë vit, sipas profesorit universitar të bujqësisë, Imer Rusinovci, janë të vonuara andaj edhe fermerët duhet të kenë më shumë kujdes.
 

“Këtë vit normalisht që fermerët nuk duhet të qojnë dorë nga mbjelljet e vonuara, por duhet të konsultohet më tepër dhe më shumë në gjitha rajonet prodhuese që të bëjnë realizimin e hibrideve të tyre konform lartësisë mbidetare të terrenit dhe konfrom gjatësisë së periudhës vegjetative të hibridit”, tha Rusinovci.
 

Bujqit thanë se presin që nga këto mbjellje të dalin me rezultate më të mira se vitet e kaluara./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing