Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi ”Anatomy of a Fall” fiton Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë

Film  |  29.05.2023 Ora 8:45   

Filmi francez “Anatomy of a Fall” ka marrë çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë.

Regjisorja Justine Triet fitoi “Palmën e Artë” për dramën, e cila tregon historinë e një shkrimtareje të akuzuar për vrasjen e burrit të saj.

Ajo bëhet regjisorja e tretë femër që fiton çmimin prestigjioz, i cili u dha për herë të parë në vitin 1955.


Foto: Getty Images

Pjesë e këtij projekti të famshëm është aktorja gjermane, Sandra Huller.

Ndërsa pranoi çmimin, Triet kritikoi qeverinë franceze në lidhje me protestat e fundit të pensioneve.

Reformat e presidentit, Emmanuel Macron, në sistemin e pensioneve, të cilat përfshijnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64, kanë shkaktuar protesta të mëdha në Francë.


Foto: Getty Images

Triet kritikoi gjithashtu atë që ajo e quajti “komercializimin e kulturës” të qeverisë – duke bërë që ministrja franceze e Kulturës, ma Abdul Malak,të kundërpërgjigjet, duke thënë se ajo ishte “e mërzitur” nga komentet “të padrejta”.

Çmimi i Madh, çmimi i dytë më i lartë, shkoi për regjisorin Jonathan Glazer për “The Zone of Interest”.


Foto: Getty Images

Ndërkohë, çmimi për aktorin më të mirë shkoi për Koji Yakusho nga Japonia.

Festivali ishte një nga më të mëdhenjtë ndër vite për emrat e famshëm në tapetin e kuq – legjendat e Hollywoodit: Martin Scorsese, Robert De Niro, Quentin Tarantino, Isabella Rossellini dhe Sean Penn.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing