Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Bëhet fjalë për këndin e lodrave që gjendet përballë konvikteve.
Në vend të lodrave efikase, ato janë tërësisht të dëmtuara. Tash hapësira e pashfrytëzueshme nga fëmijët, po shfrytëzohet nga të rriturit që e kanë mbushur me pije alkoolike e bërllok të gjithë parkun.
KOHA ka dërguar pyetje në drejtim të Drejtorisë së Parqeve për këtë çështje. Sapo të marrë përgjigje, artikulli do të përditësohet.
Dëmtimi i këndit të lodrave për fëmijët është gjë “e zakonshme”. Në shumë raste raportohet për shkatërrim të këtyre parqeve. Në prill, dëme të mëdha pati pësuar këndi i lodrave në lagjen “Ulpiana”./koha/