Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shtetet më të mjerueshme për të jetuar, Shqipëria e 97-a

Vendi  |  25.05.2023 Ora 8:29   

Zimbabve ka zënë vendin e parë në “indeksin vjetor të mjerimit” të përpiluar nga Universiteti Johns Hopkins, profesori Steve Hanke.

Shteti afrikan është para Venezuelës, Sirisë dhe Ukrainës të shkatërruar nga lufta në vendin e parë në “indeksin vjetor të mjerimit”.

“Indeksi i mjerimit” gjykon kryesisht shtetet bazuar në faktorët ekonomikë si shifrat e papunësisë, inflacioni dhe normat e huadhënies bankare.

Zimbabve, shtëpia e rreth 16 milionë njerëzve, tashmë është renditur ndër pesë vendet më të mjerueshme për tre vjet me radhë.

Sundimi brutal i Robert Mugabe e ktheu Zimbabvenë në një vend të mjerueshëm, të zhytur në korrupsion, dhunë dhe trazira ekonomike që uli në varfëri dhjetëra mijëra njerëz.

Edhe pse Mugabe u rrëzua nga pushteti në vitin 2017, vendi po jeton me pasojat ekonomike të sundimit 37-vjeçar të liderit tashmë të vdekur.

Pas Zimbabvesë, në mjerim është Venezuela, e cila gjithashtu është rrënuar nga “keqmenaxhimi ekonomik” dhe Siria - e cila është përfshirë në një luftë civile për më shumë se një dekadë.

Ukraina u rendit në vendin e tetë pasi vendi ka qenë në konflikt me Rusinë për më shumë se një vit me pasoja shkatërruese.

Në dhjetëshen e parë u renditën edhe Libani, Sudani, Argjentina, Jemeni, Kuba dhe Turqia.

Shqipëria është në vendin e 97-të nga 157 shtete. Kosova s’është përfshirë në studimin e këtij viti.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing