Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Stema e Kosovës pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Vendi  |  24.05.2023 Ora 8:19   

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka marrë pjesë në përurimin e stemës së Republikës së Kosovës, e cila u bë pjesë e Dhomës së Këshillit Administrativ dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Gjatë vizitës në Holandë, ai ka takuar zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit, Martin Doe.

 

Me z.Doe biseduam për aktivitetet dhe punën e Gjykatës. Pas takimit, së bashku me zëvendësdrejtorin Doe, njërën nga përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, Arlinda Rrustemin, dhe ambasadorin Dren Doli, përuruam stemën e Republikës së Kosovës, e cila u bë pjesë e Dhomës së Këshillit Administrativ dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka shkruar Ahmeti.

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit është organizata e parë e përhershme ndërqeveritare që ofron zgjidhje të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare nëpërmjet arbitrazhit dhe mjeteve tjera paqësore.

Ndërsa Republika e Kosovës është anëtare e saj që nga viti 2016.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing