Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mira Murati nga OpenAI, do të jetë folëse në edicionin jubilar të DOKU.TECH, më 27 dhe 28 Maj në Pallatin e Rinisë.
‘DOKU.TECH’ është edicioni jubile që do të mbahet në Pallatin e Rinisë, me datat 27 dhe 28 Maj, me temën “Ta Sjellim të Ardhmen më Afër, së Bashku”.
Gjatë kësaj konference, Mira Murati shefja e teknologjisë në Kompaninë OpenAl, që zhvilloi programin tashmë të popullarizuar ChatGPT do ta adresojë fjalimin e saj online, në të cilin do të flasë për misionin e OpenAl dhe planet e së ardhmes.
“OpenAl do të përfaqësohet fizikisht në DOKU.TECH nga Pamela Mishkin, anëtare e Stafit Teknik në OpenAI, me fokus në aspektet e politikave të modelit të gjuhës LLM. Ajo është përfshirë në vlerësimin e ndikimeve socio-ekonomike të LLM-ve dhe planifikimin e vendosjes së modeleve multimediale”, thuhet në njoftim .
Për të shënuar përmbylljen e dekadës së parë, DOKU.TECH ka përgatitur një program special, i cili do publikohet shumë shpejt.
DOKU.TECH është i hapur për të gjithë, ndërsa pjesëmarrja është falas.
Gjatë nëntë edicioneve të kaluara, DOKU.TECH ka shënuar suksese të mëdha, duke sjellë në Kosovë disa prej emrave më të njohur botërisht në fushën e teknologjisë dhe inovacionit./rtk/