Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qeveria të hënën pritet të zhbllokojë mjetet vetanake për komunat

Vendi  |  23.05.2023 Ora 8:28   

Qeveria e Kosovës të hënën e ardhshme pritet të miratojë ndryshimin e nenit 9 paragrafi 6 të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Ky ndryshim pritet t’i paraprijë zhbllokimit të të hyrave vetanake të komunave.

Kështu ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Konjufca pret po ashtu që këto ndryshime për ligjin e buxhetit, të mundësojnë ndryshimin e qasjes së opozitës për votim në Kuvend.

 

Ai theksoi se plotësim ndryshimi i Ligjit për Buxhetin, do t’i mundësojë Thesarit të veproj në drejtim të zhbllokimit të atyre mjeteve, të cilat komunat pretendojnë që janë të tyre dhe janë edhe një e drejt Kushtetuese që nuk mund t’i merr askush ato të hyra.

“Krejt kjo sqarohet të hënën në mëngjes kur qeveria e ka mbledhjen e saj dhe të shohim nëse po e procedon atë plotësim ndryshim të ligjit, prej atij plotësim ndryshimit, pastaj do të mundësohet që thesari të veproj në drejtim të zhbllokimit të atyre mjeteve, të cilat komunat pretendojnë që janë të tyre dhe janë edhe një e drejt kushtetuese që nuk mund t’i merr askush ato të hyra”,  theksoi Konjufca.

Kërkesa e kryetarëve të komunave është që bilancet e pashpenzuara te të hyrave vetanake të komunave nga viti fiskal 2022 dhe nga vitet paraprake, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK si ndarje buxhetore për një komunë, të ndahen për vitin fiskal 2023 sipas autorizimeve të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe aprovuar me vendim të Kuvendit të Komunës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing