Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Brenda dy ditësh raportohen dy sulme nga qentë endacakë në Prishtinë

Vendi  |  23.05.2023 Ora 8:22   

Pasi të dielën në sheshin e Prishtinës nga qentë endacakë është sulmuar një dyvjeçare, të hënën te Biblioteka kombëtare, nga qentë është sulmuar një grua.

Për këtë ka shkruar këshilltari komunal i Lëvizjes Vetëvendosje, Gzim Sveçla, i cili ka thënë se situata me qentë endacakë po bëhet alarmante.

“Për dy ditë, dy sulme të rrezikshme kanë ndodhur në një perimetër prej 500 metrave, në qendër të qytetit. Sot, një grua, shtetase e huaj, është kafshuar nga qentë endacakë, tek Biblioteka Kombëtare, kurse dje një dyvjeçare është sulmuar në sheshin e Prishtinës, me ç ‘rast është dërguar për trajtim mjekësor”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Në postimin e tij ai ka bashkangjitur edhe fotografi nga të dyja sulmet. Në njërën prej tyre shihen ekipet mjekësore duke i dhënë ndihmë gruas e cila është sulmuar të hënën.

Sipas tij përkundër deklarimeve të pushtetit në kryeqytet se janë duke u marr me këtë çështje, gjendja nuk ka ndryshuar.

“Zyrtarët komunal të Prishtinës, më së shumti prej tyre kryetari Rama, vazhdimisht kanë potencuar se po merren me këtë çështje. Fatkeqësisht, siç po shihet, gjendja nuk ka ndryshuar”, ka shkruar Sveçla.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing