Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inflacioni mbetet i lartë, megjithatë gjermanët të etur për pushime

Ekonomi  |  22.05.2023 Ora 10:50   
Me gjithë inflacionin e lartë qytetarët në Gjermani nuk duan të heqin dorë nga pushimet as këtë verë. Destinacioni më i preferuar i gjermanëve vazhdon të mbetet Spanja.

Çmime të larta kudo, megjithatë kjo nuk i tremb gjermanët të derdhin para për pushimet. Operatorët turistikë nuk shënojnë ndonjë rritje të ndjeshme të ofertave shumë të leverdishme, përkundrazi.
 

“Inflacioni dhe kriza energjetike nuk kanë çuar në një bum të ofertave të lira”, thotë Sven Schikarsky, drejtor i sektorit të udhëtimit të Dertour.
 

Edhe sipas të dhënave të koncernit turistik TUI, shumë gjermanë shpenzojnë më shumë për pushime.
 

Pushuesit me gjithë çmimet kërkojnë më shumë cilësi. Sipas vlerësimit të organizuesit të udhëtimeve, Dertour është shtuar kërkesa për hotelet me kategori më të larta yjesh në sezonin e dimrit. 82 për qind e gjermanëve kanë kërkuar për pushime hotele me katër ose pesë yje nga nëntori 2022 deri në shkurt 2023. Kjo do të thotë 9 për qind më shumë se verën e kaluar 2022.
 

Buxheti për pushimet gjithnjë nën kontroll
 

Por me gjithë dëshirën për cilësi, shumë pushues tregojnë kujdes të madh për paratë që planifikojnë të shpenzojnë. Sipas vlerësimit të Dertour, 3/2 e udhëtarëve vendosin të klikojnë për ofertat “All Inclusive”. Kjo shënon një rritje krahasuar me periudhën para tre vjetësh. Destinacioni më i preferuar i gjermanëve mbetet Spanja dhe në dimër ishujt Kanare.
 

Edhe koncerni TUI ka njoftuar për rritje të numrit të pushuesve. Aktualisht çmimi mesatar për paketat e udhëtimeve është 5 për qind më i lartë, se vitin e kaluar, dhe 265 më i lartë se në verën e vitit 2019.
 

Kreu i TUI, Sebastian Ebel në prezantimin e shifrave të tremujorit, u shpreh për një “zhvillim të fortë të rezervimeve”.
Me 8.3 milionë rezervime shifrat e TUI janë gati në nivelin e para pandemisë. Ky zhvillim tregon për një kërkesë të lartë për pushime. /Deutsche Welle/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing