Basisti i grupit Smiths, Andy Rourke, ka vdekur në moshën 59-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas.
Ish-shoku i tij i grupit Johnny Marr konfirmoi lajmin e trishtuar dhe përshëndeti mikun e tij të ndjerë një "muzikant jashtëzakonisht të talentuar".
Në një deklaratë në Twitter, ai shkroi: “Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Andy Rourke pas një sëmundjeje të gjatë me kancer pankreatik. Endi do të mbahet mend si një shpirt i sjellshëm dhe i bukur nga ata që e njohën dhe si një muzikant jashtëzakonisht i talentuar nga fansat e muzikës.Ne kërkojmë privatësi në këtë kohë të trishtuar”.
Johnny formoi grupin "This Charming Man" me frontmenin Morrissey në 1982, dhe Andy u bashkua pas koncertit të tyre të parë.