Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sting: Këngët e krijuara me inteligjencë artificiale, nuk më impresionojnë

Muzikë  |  19.05.2023 Ora 10:16   

Muzikanti Sting, ka thënë se artistët po përballen me “betejë” për të mbrojtur punën e tyre, kundrejt rritjes së numrit të këngëve të shkruara nga inteligjenca artificiale.

 

“Blloqet e ndërtimit të muzikës, na përkasin neve, njerëzve”, ka thënë ai për transmetuesin britanik, BBC.

“Kjo do të jetë një betejë, në të cilën duhet të luftojmë të gjithë ne në vitet në vijim: të mbrojmë kapitalin njerëzor kundër inteligjencës artificiale”.

Komentet e tij vijnë pasi inteligjenca artificiale është përdorur për të krijuar një numër këngësh, apo edhe për të “klonuar” vokalet e artistëve të famshëm.

Në shkurt të këtij viti, artisti David Guetta, e ka përdorur teknologjinë për të shtuar zërin e artistit tjetër Eminem, në një prej këngëve të tij, ndërsa në prill është publikuar një duet i rremë mes artistëve Drake dhe The Weeknd.

“Është njëjtë, sikur kur shikoj një film dhe përmbajtje të gjeneruar nga kompjuteri. Nuk më impresionon aspak”, ka thënë Sting.

“Mërzitem menjëherë kur shoh pamje të gjeneruara nga kompjuteri. Njëjtë ndihem edhe për muzikën e krijuar nga inteligjenca artificiale. Ndoshta për muzikën elektronike funksionon. Por, për këngët që shprehin emocione, nuk mendoj se mund të më pëlqejnë”.

Industria e muzikës është mobilizuar shpejt kundër inteligjencës artificiale, duke e lansuar një grup të quajtur “Fushata e Artit Njerëzor”, dhe ka paralajmëruar që kompanitë e inteligjencës artificiale janë duke shkelur të drejtat e autorit, duke i trajnuar softuerët me muzikën ekzistuese komerciale.

Nëse muzika e krijuar nga inteligjenca artificiale mund të shkelë të drejtat e autorit, është ende temë debati.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing