Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Fëmijët kosovarë nuk lexojnë mjaftueshëm.
Madje ata renditet në fund të listës në testin ndërkombëtar të leximit “Pirls”.
Fëmijët e klasave të katërta që garuan nga Kosova morën 421 pikë duke mos e arritur as mesataren prej 500 pikëve.
Që rezultatet në teste të tilla, si dhe në atë PISA të ndryshojë, në shkollat e Prishtinës do të shtohet ora e leximit.
“Rezultatet deri tani kanë treguar që fëmijët nuk i mbajnë mend as tre titujt e fundit të librave që kanë lexuar”, ka theksuar Besinana Musmurati, drejtoreshë e Arsimit në kryeqytet.
Në mënyrë që këto orë praktike të mos jenë të mërzitshme për nxënësit, ato janë parashikuar të jenë më kreative duke marrë si model shkollat e vendeve ndërkombëtare, të cilat kanë përmirësuar rezultatet në PISA.
“Vendet si Suedia dhe Kanadaja janë marrë shembuj që dikur kanë qenë të dobëta në testin PISA dhe me përdorimin e kësaj kurrikule kanë pasur përmirësime”, ka treguar Musmurati.
Pasi testi i PISA-s ka synim leximin, lëndë shkencore dhe matematikën, librat e përcaktuar janë menduar si të tillë që të përfshijnë materiale nga tri fushat.
Ndwr librat që do të shfrytëzohen sipas Musmuratit janë “Greta Thumber” e “Uta e Malit”.
Agon Ahmeti, nga organizata ETEA, thotë se duhet përfshirje më e madhe edhe e mësimdhënësve në këtë projekt.
Nxënësja e shkollës fillore “Pjeter Bogdani” në kryeqytet, Noa Sefa, leximin e ka praktikë të përditshme.
“Komunikimi im ka ndryshuar, gjërat i kuptoj më ndryshe” , thotë ajo.
Vitin e kaluar testi PISA filloi nga data 5 maj dhe zgjati deri më 20 maj, ndërsa rezultatet pritet të publikohen në dhjetor të këtij viti.