Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qeveria ka nisur ta hartojë strategjinë për të Rinjtë, dokument që pritet të finalizohet dhe të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm.
Në prezantimin e procesit hartues të këtij dokumenti që i referohet periudhës 2024-2032, kryeministri Albin Kurti tha se është duke ndryshuar qasja e shtetit karshi rinisë.
“Ka ardhur koha të bëhet një investim serioz edhe në vendin tonë dhe Strategjia Shtetërore për Rini është mjeti; mjeti që do të sjellë në tavolinë të gjitha institucionet për të reflektuar mbi sfidat e veçanta të të rinjve në sektorin e tyre dhe për të hartuar e zbatuar politika publike në shërbim të tyre”, tha Kurti.
E, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, kritikoi punën që qeveritë e kaluara kanë bërë për të rinjtë.
Në procesin e hartimit të Strategjisë është duke u realizuar edhe një pyetësor me të rinjtë.
Engji Susuri, konsulente në hartimin e dokumentit, tha se qëllimi i tij është që të rinjtë drejtpërsëdrejti të jenë pjesë e procesit.
“Po shohim që ka disa sfida që mund të quhen me të reja e që përkojnë edhe me fenomenet që po ndodhin jo vetëm në vendin tonë por edhe globalisht. Pra, shëndeti mendor, ngacmimet seksuale, dhuna në baza gjinore. E dimë që problemet në këto sfida kanë pasur rritje sidomos në 2-3 vjetët e fundit", tha Susuri.
Kosova ka strategjinë për rininë e cila është miratuar në vitin 2019 dhe vlen edhe për vitin 2023./koha/