Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komuna e Prishtinës me aksion, largon shitësit ilegalë afër stacionit të trenit

Vendi  |  17.05.2023 Ora 8:26   

Komuna e Prishtinës ka nisur të martën një aksion për largimin e shitësve ilegalë afër stacionit të trenit në kryeqytet.

I pranishëm në këtë aksion ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se po i rrënojnë disa ndërtime pa leje si dhe po i largojnë shitësit ilegalë.

Në një deklarim për media, ai u shpreh se kjo hapësirë e cila ka qenë e uzurpuar për më shumë se dy dekada po lirohet tani.

Sipas kryetarit Rama, në këtë hapësirë do të ndërtohet një park që do të shfrytëzohet nga qytetarët.

“Kemi pasur ankesa të shumta nga qytetarët të cilët jetojnë këtu dhe si rezultat i ankesave dhe planifikimeve tona për transformimin e kryeqytetit, tash po ia japim kryeqytetit edhe një park të ri”, tha ai.

Tutje, Rama deklaroi se i kanë shpallur luftë ndërtimeve ilegale dhe se do vazhdojnë edhe më tutje me lirim të hapësirave të uzurpuara dhe shtim të gjelbërimit.

Ndërsa, drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi tha se tashmë kjo hapësirë po lirohet, ndërsa për një pjesë të objekteve që ndodhen në afërsi do t’i shikojnë mundësitë pasi janë në pronësi të Hekurudhës së Kosovës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing