Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se dje (e hënë) ka nisur ekzekutimin e rrënimit të një objekti i cili kishte filluar të ndërtohet pa leje të organeve kompetente në kryeqytet.
Sipas njoftimit, pala kishte filluar së ndërtuari objektin pa leje me dimensionet 13.00m x 18.00.
“Inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë të gjithë hapat e parapara ligjore duke urdhëruar palën me aktvendim të ndërpresë punët ndërtimore dhe të bëjë largimin e objektit pa leje ndërtimore. Pavarësisht kësaj, pala nuk ka respektuar urdhrin e inspektoratit duke vazhduar me punime me ç'rast kemi qenë të detyruar të ndërmarrim sot aksion për rrënimin e këtij objekti pa leje”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, objekti gjendet në lagjen Tophane, Prishtinë.