Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ministria e Bujqësisë thotë se shumë shpejt do të nis kompensimi financiar i komunave të prekura nga vërshimet

Vendi  |  16.05.2023 Ora 8:26   

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar se shumë shpejt Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë financiarisht dëmet e vërshimeve të fundit në komunat e prekura.

Këto komente ai i bëri pas takimit që kryeministri Albin Kurti së bashku me kabinetin qeveritar zhvilloi me kryetarët e komunave të Kosovës.

Sipas Pecit, tashmë për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në komunat Mitrovicë, Skenderaj dhe Klinë është hartuar edhe një raport final.

“Nga shtatori i vitit të kaluar qeveria ka marr vendim për themelimin e një sekretariati që funksionin brenda MPB-së, ndërsa ne si ministri të linjës kemi nga 1 anëtar, tash e tutje të gjitha dëmet dhe veprimtaritë do të realizohen përmes këtij sekretariati e ne kemi informacione që tashmë ekziston një raport final dhe ai i është dërguar ministrit të Financave dhe pritet që në njërën nga mbledhjet e radhës të qeverisë që të kompensohen”, është shprehur Peci.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing