Ana De Armas i është bashkuar kastit të thrillerit të mbijetesës së Ron Howard 'Origin of Species'.
Aktorja 35-vjeçare – e cila më parë ka luajtur Palomën në filmin e James Bond “No Time to Die” – do të luajë në filmin e ardhshëm së bashku me Jude Law, Alicia Vikander dhe Daniel Bruhl, sipas Deadline.
Filmi është cilësuar si një "përrallë e vrasjes dhe mbijetesës, e vendosur rreth një grupi personazhesh eklektikë që braktisin qytetërimin për në Galapagos. Ata të gjithë janë në kërkim të përgjigjes për pyetjen gjithnjë urgjente që na mundon të gjithëve: cili është kuptimi për jetën".
'Origin of Species' do të fillojë xhirimet në Queensland, Australi, më vonë këtë vit. Skenari është duke u shkruar nga Noah Pink, i cili më parë ka shkruar skenarin "Tetris" për Apple TV.
Ndërkohë, vitin e kaluar, Ana luajti si Marilyn Monroe në filmin e mirënjohur dramatik 'Bonde'.
Aktorja më pas pretendoi se e kishte të lehtë të lidhej me ikonën e Hollivudit.